Vdekja e Arjan Salës, Demalia: Nuk janë heronj, janë viktima të një keqqeverisjeje, të një banditizmi politik

Në një lidhje direkte nga SHBA për Ora News, publicisti Ilir Demalia u ndal te ndarja tragjike nga jeta e të riut Arjan Sala, i cili për të shpëtuar punonjësit e një qendre tregtare mbeti vetë mes flakëve.

Teksa 30-vjeçari u quajt hero nga mijëra qytetarë që mbushën rrjetet sociale, Demalia u shpreh se këta nuk janë heronj. Këta janë viktima të një keqqeverisjeje, të një banditizmi politik që sipas tij vijon në Shqipëri prej 30 vitesh.

Ilir Demalia: Niçja thotë: një vend që ka nevojë për heronj, nuk ka liri. Janë shoqëri primitive që duan heronj, heronj, heronj. Dhe ne këtu kemi një problem të madh si shoqëri që nuk jemi qytetëruar, nuk jemi zhvilluar. Kjo tregon edhe gjendjen, qoftë edhe të kësaj tamptameve të mëdhaja që dekorojmë të kemi sa më shumë heronj, sa më shumë mjeshtra të mëdhenj, që është një inflacionim dhe një zhvlefshmëri e vlerës reale.

Në këtë drejtim, ne jemi edhe vetë në historinë tonë jemi akoma me Skënderbeun. Ka 500 vjet. Sepse duam një hero që tregon se nuk jemi së brendshmi, vetë, nuk jemi në gjendje të ndërtojmë, nuk jemi në gjendje të ndërtojmë heronj brenda nesh. Ne nuk kemi as heronj, as liri, as demokraci. Sepse jemi së brendshëm skllevër të këtij mentaliteti.

Unë them duhet ta kapim këtë si simbol qytetarie. Sepse ai nuk ishte hero por ai bëri heroizëm. Dhe përdorimi i i tij nga politika sot, ose nga shoqëria, nuk është vlerësimi dhe respekti ndaj tij duke thënë ta bëjmë hero. Problemi është të mësojmë nga qytetaria e tij. Të mësojmë nga dashuria që duhet ti japim njëri-tjetrit. Të mësojmë nga sakrifica që duhet të bëjmë për njëri-tjetrin. Të mësojmë nga jetesa në bashkësi.

Më tej, Demalia ngriti edhe disa pyetje për ngjarjen tragjike:

"Në rradhë të parë duhet të gjykojmë çfarë ndodhi te "CasaItalia"? Ku shkuan zjarrfikëset? Ku është sistemi i mbrojtjes kundër zjarrit? Përse jemi sot në këtë gjendje nga ndërtimi i pallateve ku nuk mund të hyjnë zjarrfikëset? Këta nuk janë heronj. Këta janë viktima të një keqqeverisjeje, të një banditizmi politik gjatë gjithë këtyre 30 viteve".

Lexo edhe: Arjan Salës do i jepet titulli “Dëshmor I Atdheut” familja hap dyert e mortit