Basha "9"-ta e Shqipërisë, Kombëtarja dhuratë speciale për kreun e PD
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Mars 2021, 18:36
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është suprizuar sot nga lojtarët e Kombëtarës shqiptare të futbollit, të cilët i kanë dhuruar një fanellë me numrin 9.
Bluza e firmosur nga lojtarët, stafi i Kombëtares dhe drejtuesit e FSHF, i është dhuruar Bashës nga ish-futbollisti kuqezi Andi Lila gjatë momentit kur kreu i PD, ishte bashkë me disa emra të njohur të sportit shqiptar, për të parë ndeshjen Shqipëri-Angli, që po luhet në këto momente në Tiranë.
Bluza mban numrin 9 ashtu si edhe numri i PD në fletën e votimit më 25 Prill.
