"Kush prek votën do ndëshkohet si armik i Shqipërisë" Meta shpall nismën: Denonco krimin zgjedhor
Me afrimin e datës së zgjedhjeve së 25 prillit, të gjithë janë të shqetësuar për shitblerjen e votës dhe cënimin e procesit.
Presidenti Ilir Meta zgjodhi Durrësin, qarkun ku Edi Rama do të kërkojë votë personale, për të paralajmëruar masa ndëshkimore për çdo njeri me apo pushtet që do të “prekë” votën e lirë.
Ilir Meta: "Krimi zgjedhor instalon autokracinë dhe minon demokracinë. Të gjithë duhet të bëhemi barrikadë për të ndaluar një herë e mirë këto veprime të shëmtuara dhe të papranueshme për një vend demokratik. Duhet të denoncojmë hapur dhe pa hezitim cdo krim zgjedhor për ti hapur rrugë një procesi zgjedhor sa më të qetë e transparent,
Kushdo që tenton të prekë votën e lirë nuk do të ketë shpëtim por dështim të mrekullueshëm, spektakolar sic e meriton një armik I Shqipërisë. Ajo që kërkon Ilir Meta dhe do e realizojë është pluralizmi politik dhe vota e lirë dhe e barabartë. Për këtë ka dhënë jetën Havzi Nela, heronjtë e Shkodrës së 2 Prillit, ka sakrifikuar Pjetër Arbnori.
Lexo edhe-SHBA trajnon gjyqtarët e prokurorët për krimet zgjedhore
Për Ilir Metën është e pamjaftueshme puna e institucioneve shtetërore që duhet të mbrojnë votën e qytetarëve, dhe për këtë arsye ka marrë masa shtesë duke vendosur në dispozicion faqen e presidencë për të zënë në kurth të gjithë ata që cënojnë zgjedhjet.
Refuzoi të merrej me emra të përveçëm, por Kreu i Shtetit kishte një këshillë për qytetarët e këtij vendi.
Ilir Meta: "Të zgjedhin dhe të japin sinjalin për kandidatin/ en që ata besojnë. Sepse degradimi i zgjedhjeve sipas modevele të Shijakut apo Dibrës na ka bërë që të jemi kaq mbrapa sa të ëndërrojmë zgjedhje si në Kosovë apo Maqedoninë e Veriut e të ngelemi peng i çeljes së negociatave me BE. Me hir e pahir do garantojmë triumfin e demokracisë më 25 prill”
Pas 25 prillit të gjithë do t’i nënshtrohen një proces llogaridhënieje, sipas Preisdentit, madje edhe mediet.
"I ftoj mediat të jenë transparente. Eshtë në të mirën e tyre për të qenë sa me rrethana lehtësuese përpara sistemit të llogaridhënies që do vendoset me hir e me pahir pas 25 prillit"
Unë besoj shumë kur e them se ne jemi popull shqiponjash nuk jemi popull sorrash. Nga 25 prilli ora e Shqipërisë do të eci përpara dhe do të eci me shpejtësi për të fituar dhe kohën e humbur.
Meta e quajti “klimë skizofrenike politike e qëllimshme dhe prej vitesh”dhe kërkoi të merret seriozisht nga institucionet nisma e tij. Meta ftoi qytetarët të denoncojnë pa frikë.
Ilir Meta: Ftoj të mos hezitojnë e të mos tremben por me kurajo të denoncojnë me zë e figurë cdo veprim të kudraligjshëm që përbën kanosje të zgjedhësve. Denonconi çdo falsifikim që mund të tentohet ti bëhet rezultatit zgjedhor apo materialeve zgjedhore, votimet më shumë se një herë, si dhe cdo tentativë të përdorimit të funksionit publik. Të denoncohet çdo anëtar i FA apo i policisë që shpërdoron detyrën. Denonconi cdo gjë të paligjshme, të pamoralshme. Thërras këtë aleacë me qytetarët për të nxitur çdo qytetar apo funksionar publik të denoncojë.
Kjo iniciativë nuk synon të zëvendësojë institucionet që kanë detyrë për të mbrojtur zgjedhjet sipas ligjit, por ngaqë kjo punë nuk është bërë në të kaluarën dhe ka shumë mundësi të përsëriten prandaj nisma e Presidentit u bën mirë të gjithëve ta marrin seriozisht”
Me një dolli me ujë për pranverën, Presidenti paralajmëroi konferenca të përjavshme nga qyteti bregdetar i Durrësit.
Durrësi “Fushë beteja” e 25 prillit Rama-Meta