Bylykbashi, Ramës: Nga momenti që fillon fushata hyn në fuqi kodi zgjedhor dhe jo akti normativ i qeverisë
Kandidati për deputet i PD-së në Durrës, Oerd Bylykbashi, nuk sheh asgjë të pazakontë në hapjen e fushatës nga PD në Tiranë.
Bylykbashi për Ora News: Ishte një event si çdo event i hapjes së një fushate, transmetoi entuzizmin e një momenti që me shpresë i drejtohen 25 prillit që të sjellë ndryshim në Shqipëri. Ishin marrë të gjitha masat, të kishte distancim social. Qytetarët duhet të qëndronin në makinat e tyre.
Nga momenti që fillon fushata ajo që hyn në fuqi është kodi zgjedhor dhe jo akti normativ i qeverisë. Bëmë vazhdimisht edhe thirrje për distancim social. Ishte organizim që nuk ishte parë herë tjetër.
Sa i takon Durrësit, Bylykbashi thotë për Ora News se projekti i Ramës për portin ka mbetur në 3D.
Bylykbashi për Ora News: Investimi në port është diçka ende në 3D.Përpiqen të bëjnë diçka klienteliste, pa asnjë garë. Durrësit i është marrë prej kohësh porti, praktikisht e ka Tirana.
Durrsakët kanë nevojë për një qeverisje normale. Durrësi është motori i dytë ekonomik i vendit.Prej 21 vitesh qeverisje të PS në Durrës kemi një qytet që i rëndohet përditë e më shumë standardi i jetesës. Infrastruktura është në gjendje skandaloze."
Intervista në studio me gazetaren Matilda Mcini