Zgjedhjet, Balliu: Fushata e Ramës dizastër, mitingu i PD-së pranvera e vërtetë pas 8 dimrave të zinj
Partia Socialiste dhe Partia Demokratike çelën të enjten zyrtarisht fushatën elektorale.
Publicisti, Fahri Balliu, i ftuar në Rtv Ora thotë se hapja e fushatës nga Rama ishte dizastër.
Balliu: Në thelb ndryshimi nuk është dukja, është përmbajtja. Përmbajtja e çeljes së fushatës së Ramës ishte një dizastër edhe sikur të jesh socialist.Nuk ka ndodhur që në çeljen e fushatës, fryma, psikologjikisht njerëzit të ngarkuar me targën e dështimuit dhe të humbjes dhe lideri që flet e mallkon pafund me një verb absurd opozitën dhe liderin e opozitës. Kjo ka shënuar një rekord në mënyrën si janë hapur fushatat. Është telegrami, hajde se ndërroi jetë zotëria, politikisht.
Sa i takon mitingut të demokratëve, e konsideron pranverën e vërtetë pas 8 dimrave të zi të qeverisjes Rama.
Balliu: Çelja e fushatës së PD dhe paraqitja e liderit të saj që kandidon për Kryeministër, ishte buzëqeshja e parë dhe pranvera e vërtetë pas 8 dimra të zinj që ka kaluar ky popull nën qeverisjen e Edi Ramës. Çelja e fushatës për vetë demokratët ishte një gëzim dhe përmbushje e aspiratës dhe dëshirës për të mbërritur kuotat ku ata e duan partinë e tyre, ishte një emblemë optimizmi.
Për akuzat e Ramës se opozita rrezikoi jetën e qytetarëve nga virusi me mitingun elektoral, ai ka këtë koment.
Balliu: Kryeministri që e ka bërë qeverinë si zyrë funerale, ky që fsheh vdekjet, ky që nuk ka pasur kurrë program për pandeminë dhe përballimin e saj, ky që nuk u gjen origjinën e vaksinave, ky që manipulon numrin dhe vendimet e Komitetit, ky që është bërë simboli i Tires. Ky kujton se ajo Tirja është Tirja e familjes së Tires, jo është Tirja qeveritare, qeverisja, është Ogerta Manastirliu, ajo Tirja është gjithçka që këta bënë pandeminë. Duke marrë edhe pozat e viktimës dhe merakliut për këtë popull që nuk do t'ja dije edhe sikur ta shohë duke zbardhur sytë, përpiqet të shpikë një siklet dhe dramë të paqenë për një miting që kurrë nuk e ka atë rrezik dhe atë mision që ai thotë.
Balliu nuk ndan të njëjtën mendim si rama për mënyrën si qeveria e tij ka përballuar fatkeqësitë, tërmetin dhe pandeminë, por një sukses ja njeh.
Balliu: I njoh një meritë shumë të madhe qeverisjes Rama, dha modelin se cilado qeverisje të vijë pas, e PD, e PS, për 4 vjet, për 15 vjet, vetëm si Rama të mos qeverisin. Nuk ka bërë asnjë menaxhim të fatkeqësive, përveçse ka përfituar duke shpikur tendera sekretë. E priti tërmetin duke mos patur as kazma dhe lopata, ja dha Kosova, e kishte në gjumë emergjencën civile. Nuk e di çfarë ka menaxhuar. Lidhur me premtimet në kompjutër, ura, mure, rrugë, porte, janë fantazi për piano dhe orkestër. Vetëm parmbrëmë kur ra zjarri në biznesin në autostradë zjarrfikësit i kishin tubat e çarë, ishin në një moshë që nuk zbrisnin dot. Nuk kishin kapacitete për ta mbuluar atë.Një qeverisje e mirë duket se sa të fuqishme i ka shërbimet publike, shërbimet publike ky i ka dizastër.
Në ditën e hapjes së fushatës, Rama solli vaksinën kineze. Balliu thotë se Rama do të përdorë vaksinën për vota.
Balliu: Funksionon sipas mendjes së tij të mbrapshtë paraskizofrenike të tij që do ta kthejë një vaksinë, një votë. Absurditet, ai nuk e kupton që ka ikur.Është jo vetëm i dehur nga karrigia dhe pushteti i pakufizuar por edhe i detyruar të mbahet me thonj pas kësaj karrigeje sepse pas kësaj vjen historia e drejtësisë së munguar, e prokurorëve dhe gjyqtarëve që nuk do të tuhen të thërrasin Arben Ahmetaj, Ogerta Manastirliun, Olta Xhaçkën për të gjithë tenderat, firmat dhe vulat që kanë vënë kudo në veprimtarinë e tyre.
Intervistoi Beti Njuma, përgatiti për online Besjana Kuçana