Arjan Salës do i jepet titulli “Dëshmor I Atdheut” familja hap dyert e mortit
Në orën 11:30 minuta trupi i pajetë i Arjan Salës i është dorëzuar familjes për të kryer ceremoninë e lamtumirës.
32 vjeçari humbi jetën pasi hyri në magazinën e qendrës tregtare pranë mbikalimit të Kamzës për të shpëtuar punonjësit kur kishin shpërthyer flakët pasditen e 24 marsit.
Ndërkohë kryeministri Edi Rama ka kërkuar që 32 vjeçarit ti jepet titulli "Dëshmor i Atdheut"
Zv/ ministri përmes një njoftimi në facebook informoi se kryeministri ishte urdhëruar që Komisioni Qendror i Statusit "Deshmori i Ardheut të qëndronte në gatishmeri "për ti dhënë titullin "Dëshmor i Atdheut" shtetasit heroik Arjan Sala.
"Presim perfundimin e shpejte te ekspertizes ligjore dhe propozimin e Prefektit te Tiranes per te marre vendim te menjehershem.
Humbja e jetes se Arjan Sales, pervecse na shkakton dhimbje te papershkrueshme si per nje bir e vella, nga ana tjeter deshmon se Shqiperia qe ka djem heronj si Arjani qe sakrifikojne jeten e tyre per te mbrojtur jetet e te tjereve, do te behet! Jane gjalle bilbilenjte!” shkruan zv/ Ministri i Mbrojtjes Petro Koçi
Flakët shpërthyen mërkurën e 24 marsit 2021 por vijuan deri të premten pasdite, ndërkohë trupi i tij u gjet brenda në magazinë në orët e para të mëngjesit të së shtunës, 27 mars.