Ekskluzive/ "Gjithçka e shkrumbuar" Ora News jell pamje nga brenda magazinës, kërkohen gjurmë të Arjanit

Ora News sjell pamje nga ajo çfarë ka mbetur nga magazina e shkrumbuar nga zjarri. Flakët që kishin shpërthyer pasditen e së mërkurës arritën të shuheshin sot pasdite.

Gjithçka është e shkrumbuar. Ndërkohë disa familjarë kërkojnë për të gjetur një gjurmë nga djali 33 vjeçar Arjan Sala, shefi i sigurisë së Qendrës Tregtare, i cili mbeti i bllokuar në magazinë ndërsa shkoi të shpëtonte punonjësit.

Ndërkohë vjen një tjetër apel i familjes Sala: Na duhen njerëz të specializuar për kërkime, të kemi ku ta qajmë Arjanin


Ngjarja u ndoq nga gazetari i RTV Ora, Edison Vatnikaj.

Shiko dhe: Beteja me zjarrin te magazina, zjarrfikësit e ulur në tokë bëjnë pak pushim