Gjeni në mes jush Arjanë!

Shkoi nga kjo jetë një NJERI i thjeshtë por me vlera të larta dhe shumë të larta. U kujdes për jetën e të tjerëve duke humbur jetën e tij.

Sa shumë njerzillëk, kujdes dhe dashuri në këtë NJERI pa bujë, pa zhurmë dhe pa premtime.

Dje u hap fushata e fallsitetit, karrnavalllikut, krimit dhe kurvërimit me një pathetizëm maska-karnavalesh nga kandidatêt e partive. Nga ata të cilët e kanë për detyrë të prosperojnë popullin! Ta sigurojnë atë!

Të krijojnë sisteme zhvillimi ekonomik, arsimor, kulturor! Jo, këta hajna, vrasës, dallkaukë, kopukë, palaço, zagarë-kusarë do ti shikoni çdo ditë duke u përgjëruar para jush me premtime.

Mos i besoni se janë po ata dhe po ai soj soj-sojsëz që ju ka mashtruar, varfëruar, vjedhur dhe bërë jetën ferr për 30 vjet dhe vazhdojnë si fallxhore ta bëjnë edhe këto ditë dhe do të vazhdojnë deri në 24 prill.

Përbuzini dhe shfaqni neveri kudo ku t’i shikoni kur t’i shikoni.

Gjeni në mes jush Arjanë!

Pusho në paqe Arjan!