Në Kukës vijon vaksinimi i bluzave të bardha nga Kosova
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Mars 2021, 11:32
Në Kukës vijon vaksinimi I bluzave të bardha të ardhura nga Kosova. Xhafer Rexhmati, shefi I shërbimeve mbështetëse në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Kukës thotë se do të vaksinohen me astrazeneka 208 bluza të bardha.
Ndërsa javën e kaluar janë vaksinuar 292 mjekë dhe punonjës shëndetësorë të vijës së parë të parandalimit të pandemisë.
Procesi ka nisur normalisht dhe të vaksinuarit e parë nuk kanë patur ankesa për efekte anësore.
Vaksinimi ka filluar, por në kufi është vënë re trafik I rënduar për shkak të fluksit të shtetasve kosovarë që zgjedhin Shqipërinë për të kaluar fundjavën.