Kosova humbet Rrahmanin, kapiteni kthehet te Napoli

E paralajmëroi trajneri Challandes një ditë më parë që Amir Rrahmani ka shumë pak shanse që të luajë në ndeshjet eliminatore ndaj Suedisë dhe ndaj Anglisë dhe tani bëhet zyrtare.

Mbrojtësi kosovar nuk ia del të rikuperohet në kohë nga dëmtimi ndaj dhe është marrë vendimi që lojtari të rikthehet te Napoli ku do të vijojë me fazën e riaftësimit.

Siç njofton edhe Federata e Futbollit të Kosovës, Rrahmani kishte dëshirë të madhe për të ndihmuar skuadrën por problemet fizike nuk ia mundësuan, teksa institucioni qeverisës i futbollit dardan i uron shërim sa më të shpejtë lojtarit dhe të zbresë në fushë në sfidat e ardhshme eliminatore.