Ulsi Manja: Koalicion vetëm me qytetarët, PS synon nga 77-88 mandate në 25 prill

Në një prononcim për RTV Ora nga sheshi Skënderbej ku në 18:00 pritet të hapë fushata e PS-së, deputeti i PS-së Ulsi Manja u shpreh se PS është e sigurt që do të marrë një mandat të tretë.

Sipas tij kontrata do të rinovohet me shqiptarët dhe theksoi se askush nuk është i privilegjuar brenda listës së PS, por do të jenë të gjithë në garë me njëri-tjetrin.

Manja: Rrotacioni politik nuk është dëshirë e partive politike, por vendoset me votë. PS-ja është e sigurt që nuk do të ketë rrotacion politik sepse do të kemi një kontratë të re me shqiptarët. Janë shumë punë që na presin dhe ne duhet t'i përfundojmë. Ne kemi meritë që hapëm listat. Shqiptarët do të kenë në dorë votën për partinë dhe për kandidatët. Në 25 prill shqiptarët do të kenë mundësi që ta prishin listën e partisë. Në skuadrën tonë askush nuk është i sigurt, prandaj kemi ndërtuar lista konkurruese edhe brenda skuadrës. Askush nuk është i privilegjuar dhe brenda skuadrës kandidatët do të kërkojnë votat individualisht.

Unë besoj se do të jetë një fushatë e qetë, sa i përket PS-së. Po edhe rrethanat e pandemisë dhe masave në kod, nuk besoj se ka arsye për retorikë politikë.  Partitë duhet të shkojnë në zgjedhje me alternative. Ndërkohë në raport me nenin 96 të kushtetutës kam parë debate, por nuk mundet që ky nen që t'ia japë të drejtën për të formuar një qeveri një koalicioni që nuk është regjistruar i tillë në KQZ. Pra mandati i jepet asaj partie që ka marrë më shumë partie. Çdo koalicion që nuk ka vlerë juridike nuk i jepet kjo e drejtë. Neni 96 është ekuivalent pothuajse edhe me atë të Kosovës. Partia që merr më shumë vende në kuvend, ose koalicioni që është regjistruar në KQZ me më shumë mandate formon qeverinë.

Manja shtoi se PS do të bëjë koalicion vetëm me qytetarët dhe synohet që të merret minimalisht 77 mandate në 25 prill.

Manja: Sa do ushtarë që të ketë PD në listat e veta, por brenda të njëjtës vazo do të hanë vota. Nga ana tjetër partitë politike e kanë bërë filtrin e tyre lidhur me kandidatët me probleme, por KQZ-ja është duke bërë detyrën e tij. Edhe nëse një kandidat merr mandatin dhe e kap ligji i dekriminalizimi do t'i merret mandati. Koalicioni ynë i vetëm është koalicioni me qytetarët. Ne kemi si synim 77 mandate minimalisht dhe 88 maksimalisht. Nëse qytetarët na japin votën e tyre ne do të qeverisim më shumë kënaqësi me ta.