PS e nis fushatën me kandidatët në çdo qark: thurin lavde për Ramën
Ora 18:10 Siparin e fushatës së PS-së nga sheshi Skënderbej e kanë nisur kandidatët të ndryshëm në qarqe të vendit.
Ata kanë ftuar elektoratin që t'i votojë për një mandat të tretë duke premtuar ndryshim për të ardhmen e vendit.
Evis Kushi: Rama i vetmi që ka vizionin për të bërë Shqipërinë e së ardhmes
Evis Kushi: Në fillim hezitova që t'i bashkohesha PS-së, por më pas vendosa. Jam ndjerë e dobishme për komunitetin që përfaqësoj sepse kemi bërë shumë për qytetin ku kam lindur. As në ëndrrat më të bukura nuk e kisha imagjinuar që në 7 vite do të bëhej më shumë se sa në dhjetëra vite bashkë.
Petrit Malaj: Njerëzit do ta zgjedhin Ramës se është njeri i punës. Unë ndjehemi mirë se jam pjesë e kësaj skuadra, ku është mbledhur energjia e plot të rinjtë për të ndryshuar këtë vend. Çfarë është bërë në këto vite, tregon se Rama dhe PS-ja mund ta çojmë Shqipërinë në një nivel tjetër.
Lindita Nikolla: Të gjithë qarku i Lezhës duhet të votojë PS-në që të zhdukim dëmet që dha tërmeti dhe të kemi shtëpi dhe shkolla me standarde evropiane. Është emocionuese teksa sheh një skuadër të tillë te PS-ja me kaq shumë figura të spikatura. Unë jam e lumtur që jam pjesë e kësaj skuadre që do të ndryshojë të ardhmen e vendit.
Partia Demokratike dhe Partia Socialiste, nisin sot nga kryeqyteti fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.
Edi Rama do të zbresë në sheshin “Skënderbej"ndërsa Basha në sheshin “Nënë Tereza”, nga ku do të nisë zyrtarisht beteja për 25 prillin.
Në sheshin “Skënderbej” PS ka vendosur karriget dhe podiumin.
Disa kanë zënë vendet e tyre në karrige, ndërsa Ilir Beqaj shihet duke bërë selfie.
Pritet që të shtyhet ora e çeljes së fushatës për shkak të axhendës së kryeministrit Edi Rama.
Ora News zbulon se përveç Ramës pritet të mbajnë fjalën e tyre të parët në listat e qarqeve.
Kështu pritet të mbajë fjalën Najada Çomo, Luljeta Bozo, Mirela Kumbaro.
E veçanta e kësaj fushate është dhe posteri që PS ka zgjedhur për të konkuruar.
Ndryshe nga posterat e tjera, në foto krah të slloganit “Shqipëria e ardhmja jonë” dhe hashtagu SkaKohëPërPushim është fotoja e Rames, ndërsa simbolet e kësaj partie Lulja dhe grushti janë ne miniature.
Foto: LSA