Pas Myrteza Çaushit një tjetër anëtar i bandave të 1997 kërkon lirinë, Taulant Balliu
Një tjetër anëtar i bandave të vitit 1997 kërkon lirinë. Kërkesa e radhës vjen nga Taulant Balliu, pjesëtar i bandës së Tan Kateshit i dënuar me burgim të përjetshëm
Ai pretendon se kryer rreth 25 vite burg, ndaj tashmë kërkon që të dalë me kusht nga qelitë e burgut të Peqinit.
Kërkesën e depozituar në gjykatën e Elbasanit dhe që do të shqyrtohet nga gjyqtarja Matilda Fetau, mësohet se ai e ka argumentuar me faktin se nëna e tij ka mbetur e vetme.
Taulant Balliu i njohur ndryshe me pseudonimin “Cikja”, ishte krahu i djathtë i Tan Kateshit në bandën me rreth 30 anëtarë, nga të cilët 11 u vranë në përplasje me grupet e tjera dhe 10 u dënuan!
Ata e nisën veprimtarine me gjobëvënie e grabitje me dhunë po në luftën për kontrollin e Elbasanit u përfshinë në vrasje.
Ndërkohë edhe ish kreu i bandës së Vlorës, Myrteza Çaushi vijon betejën ligjore për të fituar lirinë edhe pse ka dështuar më parë me këtë kërkesë.
Edhe i ashtuquajturi i Forti i Vlorës është i dënuar me burgim të përjetshëm, por pretendon se ka kryer 25 vite burg dhe sipas ligjit pretendon se ka të drejtën e lirisë me kusht
Seanca e planifikuar për këtë të enjte u shty për më 9 prill me kërkesë të avokatit të Zani Çaushit