"Lasgushi" me 192 mijë vaksina kineze nga Turqia ulet në Rinas, Rama: Mos dyshoni kurrë që do t'ia dalim!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Mars 2021, 15:51
Pak orë para çeljes së fushatës zgjedhore, Kryeministri Rama së bashku me dy ministrat Manastirliu dhe Ahmehtaj kanë bërë publike se nëpërmjet Turqisë kanë siguruar 1 miliona vaksina kineze.
Shefi i mazhorancës së bashku me 192 mijë dozat e para mbërriti nga Stambolli këtë pasdite në Rinas me avionin e "Air Albania".
"O ia dalim, o ia dalim. Mos dyshoni kurrë që do t'ia dalim" shkruan Rama në facebook.
Shefi i qeverisë pritet të mbajë edhe një konferencë për shtyp me gazetarët.
Vaksinimi do të jetë një nga shtyllat kryesore që Rama do të përdorë në favor të fushatës së tij elektorale për mandatin e tretë qeverisës.