Zani Çaushi kthehet në Gjykatën e Korçës, kërkon lirimin me kusht nga burgu
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Mars 2021, 11:47
Është rikthyer sërish në gjykatën e Korçës, Myrteza Çaushi, ose siç njihet ndryshe “Zani i Vlorës”, i dënuar nga drejtësia shqiptare me burgim të përjetshëm.
Burime për Oranws, bëjnë me dije se Çaushi, kërkon lirimin me kusht nga burgu për shkak se ka dy fëmijë të mitur.
Lexo me shumë: I dënuar me burgim të përjetshëm, Zani Çaushi kërkon sërish lirinë me pretendimin se ka kryer dënimin
Ditët e sotme, pritet të zhvillohet seanca Gjyqësore për lirimin me kusht të Zani Çaushit, ndërkohë që pas disa ditësh do të mbahet seanca për kalimin në burgun e sigurisë së zakonshme, pasi ka qenë vetë i Çaushi që ka kërkuar një gjë të tillë.