S'mbarojnë hallet për naftëtarët: 13 paga pa marrë, avokati na mashtroi
Naftëtarët e Ballshit pas grevës së urisë në fund të vitit të kaluar janë bërë përsëri bashkë.
Këtë herë problemin e kanë me avokatin e tyre, të cilin e akuzojnë për mashtrim, ndaj i janë drejtuar drejtorisë së Krimit Ekonomik.
"Gjyqi për pagat e prapambetura për një pjesë të madhe është i zhvilluar,disponohen vendimet e gjyqit për 3 grupime, pasi gjyqi ishte i ndarë në 4 grupime.
Një grupim prej 340 personash kanë derdhur një shumë nëpërmjet llogarive, është autorizuar avokati nga ish sindikata, dhe çështja që nga viti 2017 dhe sot nuk është nisur si procedure në Gjykatë," thotë Sokol Dautaj.
Ata tanimë ndihet të mashtruar, dhe kërkojnë nga avokati dorëzimin e dosjes së tyre.
"Këto po i mbledhim për gjithë kolegët, kemi kontaktuar ish-avokatin për të ndjekur çështjen sepse gjyqi duhet të zhvillohet, kemi kërkuar që në rast se zotëria nuk kontakton ose nuk e zgjidh dot këtë çështje të dorëzojë dosjen dhe ne të kërkojmë një avokat tjetër."
"Unë kam një mandat arkëtimi i dashur që kam paguar 50 mijë lekë të vjetra."
Pas shumë protestave dhe pas 45 ditëve grevë urie, naftëtarët e Ballshit arritën që të bëjnë një marrëveshje me qeverinë për një pagesë prej 40 mijë lekësh në muaj për ta, ndërsa pritet të gjendet edhe pronari i ri i rafinerisë së naftës.