Zjarri në Kashar: Babai mes lotësh tek magazina, pret një shenjë nga djali i bllokuar brenda

Prej pasdites së djeshme ora 16:30 vijon të jetë aktiv zjarri në magazinën e një qendre tregtare në Kashar. Ndërkohë nuk ka asnjë gjurmë për shefin e sigurisë 30-vjeçarin Arjan Sala që ka mbetur i bllokuar brenda.

Në vendngjarje  është edhe babai i Salës, i cili pret lajme për fatin e të birit.

Ai shihet mes lotësh  duke u mbajtur nga dy persona, ndërsa nuk ka mundur t'i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve.

“Ça është ajo ashtu ka dy ditë që kërkoj djalin këtu brenda. Ti fute oksigjeni brenda. Çfarë është kjo është zjarrfikëse apo çfarë është. Ku është prokuroria. E kam telefonuar në orën 2. Kur ka shkuar dje në punë,” ka thënë babai i 33-vjeçarit.