Gjiknuri: Projektet e nisura në energjitikë do të finalizohen nga qeveria

Në nisjen e fushatës zyrtare për zgjedhjet e 25 prillit, drejtuesi i qarkut të Vlorës për Partinë Socialiste, Damian Gjiknuri ka zhvilluar një takim me peshkatarët e zonë së Radhimës dhe Orikumit.

Sipas tij qeveria është përkujdesur për sektorin e peshkimit dhe do të vijojë në investime të tjera nëse i besohet mandati i tretë.

"Vlora po ndryshon, po bën shumë investime. Vlora për herë të parë po afrohet te e vërteta me emrin," tha ai.

Gjiknuri u shpreh se investimet në qytetin bregdetar do të përkthehen dhe në fitim të sektorit të peshkimit.

"Vitet e fundit ne po shikojmë nj transformim goxha të madh, transformim në infrastrukturë në një Vlorë më turistike dhe kjo patjetër e lidhur me punën tuaj, se ju jeni të lidhur me sektorin e peshkimit dhe ju jeni tipikisht gjithçka e ardhmja juaj," tha Gjiknuri.

Në Vlorë Damian Gjiknuri është renditur i 7 në listën e Partisë Socialiste, ndërsa kryesocialisti Edi Rama është renditur i 8-ti.