Mbeti brenda magazinës/ Tezja 33-vjeçarit bën apel: Shteti të marrë masa, të gjendet djali. Zjarrëfikësja erdhi me vonesë
Familjarët 33 vjeçarit, Arjan Sala, që dyshohet se ka mbetur brenda magazinës, e cila u përfshi mbrëmjen e djeshme nga flakët, kërkojnë nga shteti që të marrë masa për të gjetur trupin e të riut.
"I bëj thirrje shtetit të marrë masat dhe dhe të gjej Arjanin qoftë i gjallë dhe i vdekur."- thotë familjarja.
Tezja e 33 vjeçarit, ditën e sotme në një prononcim për mediat ka thënë se zjarrëfikëset kanë arritur me vonesë në vendin e ngjarjes, sakaq ka shtuar se i riu ka mbetur brenda magazinës, në përpjekje për të shpëtuar të tjerët.
"Ka qenë punëtor në krye të detyrës. Është përpjekur të shpëtojë të tjerët. Shteti ka fjetur gjumë. Mbrëmë kemi qëndruar në tym dhe lakë. jarr e në tym mbrëmë. Ai nuk ka vrarë njeri. Asnjë informacion nuk kemi nga autoritetet, nuk kemi asnjë shpresë. Zjarrëfikëset kanë ardhur me vonesë. Vijnë zjarrëfikëse me dy bombula. Punonte në këtë detyrë prej 4-5 vitesh. "- ka thënë ajo.