Më shumë viktima nga Covid, 11 humbje jete dhe 303 raste të reja pozitive në 24 orë

Rritet numri i viktimave nga Covid 19 në vendin tonë. Në 24 orët e fundit e kanë humbur betejën me virusin 11 pacientë, nga 8 që ishin dje.

Viktimat janë 5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Saranda, 1 qytetar nga Fier, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Përmeti, 1 qytetar nga Shkodra, moshave 48-91 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Sa i takon infeksioneve, janë regjistruar 303 raste të reja me Covid-19 në 2174 testime të kryera.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 112 raste në Tiranë, 21 raste në Shkodër, 17 raste në Gjirokastër, 14 raste në Kavajë dhe Mirditë, 10 raste në Durrës dhe Elbasan, 8 raste në Tropojë, Vlorë, 7 raste në Fier, Devoll, Lushnje, 6 raste në Berat, Sarandë, Gramsh, 5 raste në Peqin, 4 raste në Kurbin, Mallakastër, Ura Vajgurore, Këlcyrë, 3 raste në Kukës, Delvinë, Tepelenë, Malësi e Madhe, Kuçovë, 2 raste në Lezhë, Has, Memaliaj, Skrapar, Poliçan, 1 rast në Pukë, Kamëz, Kolonjë, Libohovë .

Në 24 orët e fundit janë shëruar 651 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 86,497 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet Covid në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 394 pacientë, 24 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Vijon procesi i vaksinimit anti-Covid në qendrat e përqendruara të vaksinimit si dhe në shkolla për arsimtarët.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 3,461 vaksinime anti-Covid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 51,690 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.

Statistika (23 Mars 2021)
Raste të reja ditore 303
Të shëruar në 24 orë 651
Të shtruar në spitale 394
Humbje jete në 24 orë 11
Testime ditore 2174

Testime totale 536,963
Raste pozitive 121,847
Raste të shëruara 86,497
Raste Aktive 33,194
Humbje jete 2156

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 22657
Fier 2616
Durrës 1447
Vlorë 1335
Shkodër 1253
Gjirokastër 1213
Korçë 762
Lezhë 634
Elbasan 445
Kukës 348
Dibër 332
Berat 152