PD me 222 kandidatë në listë, PS ankimon në Kolegj Zgjedhor vendimin e KAS

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), rrëzoi sot vendimin e KQZ-së për reduktimin e listës për kandidatë të Partisë Demokratike dhe aleatëve nga 222 në 153.

Pas një mbledhjeje që zgjati më shumë se 3 orë e me disa ndërprerje, shfuqizoi aktin e Ilirjan Celibashi dhe vendosi që emrat e paraqitur nga kreu i PD-se do të rikthehen në garë.

Kjo ka sjellë edhe reagimin e Partisë Socialiste, e cila do ta ankimojë vendimin e KAS në Kolegjin Zgjedhor.

Në vendimin e KAS thuhet se u vendos “pranimi i kërkesës së PD dhe Kalicionit Aleanca për Ndryshim për regjistrimin e listave shumë emërore”, dhe u vendos ndryshimi i vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve”

Lexo edhe: KAS pranon ankimimin, PD në garën e 25 prillit me 222 emra