Digjet banesa në Vlorë, gruaja e paralizuar humb jetën nga asfiksia

Një banesë në Vlorë është përfshirë nga zjarri pasditen e sotme, 23 mars. Ngjarja ka ndodhur pranë ish-Tregut të Orizit.

Nga zjarri ka humbur jetën një person. Bëhet fjalë për një 50 vjeçare invalide, e cila jetonte e vetme në banesë.

"Më datë 23.03.2021, rreth orës 17:45, në lagjen “Lef Sallata”, Vlorë, ka rënë zjarr në një banesë ku jetonte shtetasja E. Gj., rreth 50 vjeçe, invalide, e cila nuk ka mundur të dalë nga banesa dhe për pasojë ka ndërruar jetë".

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.