Dëborë në pranverë, në Dibër e Kukës probleme me energjinë elektrike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Mars 2021, 17:04
Pemët e çelura kishin lajmëruar ardhjen e pranverës.
Por, ato janë mbuluar me dëborë, duke dëshmuar se dimri ende nuk ka ikur.
Këto pamje vijnë nga Fushë-Bulqiza.
Dëbora, e rënë ditë te fundit ka mbuluar gjithçka me të bardhë.
Pamjet duken të mrekullueshme, por për banorët është sfidë.
Bashkia e Bulqizës, duket qartë se nuk ka ndërhyrë për tua lehtësuar jetesën banorëve.
Rrugët janë të papastruara.
Dëbora e rënë ditët e fundit ka shkaktuar disa probleme në qarkun e Dibrës dhe atij të Kukësit kryesisht me rrugët dhe furnizimin me energji elekrike.
Edhe në qarkun e Korçës, dëbora ka vijuar në zonat më të larta se 950 metra.
Trashësia varion nga 2 cm-7 cm, zona e Voskopojës Qafa e Qarrit, rruga e Dardhës.