Kush shpëtoi? Zbulohet dëshmia, grupi i ekzekutorëve të Behar Sofisë do kryente një tjetër atentat
Vrasësit e Behar Sofisë do të kryenin dhe një tjetër atentat. Fakti ka dalë nga dëshmitë e të ekzekutorit , i cilët para policisë ka zbardhur të gjithë ngjarjen.
Grupi i vrasësve me pagesë të Behar Sofisë, sipas dosjes hetimore dyshohet se kishte marrë edhe një tjetër porosi për krim.
Kjo është pohuar nga dëshmia e 23 vjeçarit Ernejt Shyti, i cili ka pranuar autorësinë e vrasjes, si dhe ka treguar edhe gjithë pregatitjet për krimin, që u krye në 25 shkurt, si dhe rolin e personave të arrestuar.
RTV ORA disponon e vendimin e zbardhur të masës së sigurisë së Gjykatës së Tiranës, për katër të arrestuarit. Në të janë përfshirë edhe dëshmitë e dhëna nga 23-vjeçari Ernejt Shyti, ku mes të tjerave ai ka thënë se i arrestuari Leonard Xhixha, i ka pohuar gjatë takimeve se kishte edhe një punë tjetër për të bërë.
Lexo edhe: Vrasja e Behar Sofisë/ Si u lirua Leonard Xhixha, Apeli i pushoi akuzën e vrasjes me paramendim
Kjo deklaratë ngre dyshimet se grupi do të kryente një tjetër vrasje me pagesë, por kjo cështje eshtë ende duke u hetuar.
Ekzekutori ka pohuar se me Xhuliano Vishën kishte njohje te vjetra, dhe se ai i kishte propozuar kryerjen e vrasjes, duke qënë se ai vetë nuk e bënte dot, pasi ishte pikasur nga roja e palltatit te ETC. Xhuliano I kishte siguruar armën me silensiator, biçikleten dhe telefonin.
Lexo dhe: Vrasësi i Kastratit ishte në kërkim, Elmir Tufa i akuzuar për grabitjen e 19 mijë eurove në Vlorë në 2019
Shyti ka treguar se Xhuliano e kishte prezantuar edhe me dy personat e tjerë Leonard Xhixhen, i cili ka vëzhguar viktimën dhe ka dërguar Shytit nëpërmjet telefonit foton e tij.
Me këtë person Shyti thote se ishte takuar disa here edhe fizikisht dhe gjatë takimeve me të ai ka njohur edhe një tjeter person, i cili nga paraqitja për njohje rezulton është Skënder Vathi, që i thërrisnin ndryshe “Dajo”.
23 vjeçari thotë se, Vathi, i cili ka bërë ruajtjen e viktimës poshtë pallatit ka qënë edhe personi që e ka instruktuar disa here për të kryer vrasjen. Por si Vathi ashtu edhe Xhixha nuk i janë prezantuar 23-vjeçarit me emrat e vërtetë, ata janë identifikuar nga vete ai pasi i është bërë paraqitja për njohje ne Drejtorinë e Policisë së Tiranës.
Lexo edhe: Vrasja e Behar Sofisë, Ora News siguron fotot e 4 të akuzuarve