VIDEO/ Gola dhe përmbysje, Milan mposht Fiorentinën. Ibra rikthehet te goli
Gabon Juventusi, por jo Milani.
Pak minuta pas kampionët e Italisë u mundën nga Benevento, kuqezinjtë mposhtën Fiorentinën në transfertë, me rezultatin 2-3, në ndeshjen e vlefshme për javën e 28 të Serie A.
Skuadra e drejtuar nga Stefano Pioli kaloi e para në avantazh me anë të Ibrahimoviç në minutën e 9-të, teksa Pulgar vendosi baraspeshën me një eurogol nga goditja e dënimit në minutën e 17-të.
Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1, ndërkohë që në minutën e 51-të, Riberi, përmbysi përkohësisht sfidën. Milani nuk u dorëzua në këto momente, teksa në të 57-tën, arriti të gjente golin e barazimit me Brahim Diaz.
Për të vulosur këtë triumf të kuqezinjve, mendoi turku Çalhanoglu, në minutën e 73-të.
Me këtë triumf Milan ngjitet në kuotën e 59 pikëve, 6 më pak se Interi që ka një ndeshje më pak dhe 4 më shumë se Juventusi i vendit të tretë.
Përmbledhja e ndeshjes: