VIDEO/ Befason Benevento, mposht Juven në Torino

Benevento është surpriza e kësaj jave në Serie A.

Skuadra modeste mposhti 0-1 Juventusin në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në elitën e futbollit italian.

Në minutën e 69-të ishte Adolfo Gaich i cili befasoi “Zonjën e Vjetër” duke gjetur golin që vlen tre pikë të arta për ekipin e Filippo Inzaghit.

Ai shfrytëzoi një gabim në mbrojtje nga Arthur për t’i dhënë avantazhin e papritur Beneventos.

Me këtë humbje, Juventus bën një hap fals në garën për titull, duke u renditur në vendin e tretë me 55 pikë, 9 me pak se kryesuesit e Interit që kanë një ndeshje më shumë për të luajtur.