Vllaznia dhe Skënderbeu fitore in-extremis, Tirana triumfon në Laç. Bie Kukësi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Mars 2021, 15:10
U luajtën në orën 13:00, katër sfidat e vlefshme për javën e 25-të të Kategorisë Superiore, ku nuk munguan surprizat.
Në total u regjistruan plot 10 gola, teksa spikasin 3 triumfe në transfertë. E vetmja skuadrër që arriti të fitonte në shtëpi, ishte Bylisi ndaj Kukësit, ndërkohë që në përballjet e tjera triumfuan Skënderbeu, Vllaznia dhe Tirana.
Fitoret e skuadrës korçare dhe asaj shkodrane erdhën në fundin e ndeshjeve.
Në ora 16:00 luhet supersfida e kësaj jave, Partizani-Teuta.
