Shorti/ Përballje spektakolare në Champions dhe Europa League

Uefa Champions League ka njohur duelet e cerekfinaleve që do të dhurojnë emocione dhe spektakel.

Goglat e hedhura në Nyon të Zvicrës kanë dhuruar duele spektakolare ku spikat mbi të gjitha finalja e sezonit të shkuar, Bayern Munchen-PSG.

Një tjetër ndeshja e madhe do të jetë ajo mes gjigandeve të Europës Real Madrid-Liverpool.

Uefa ka përcaktuar edhe ecurinë e cifteve edhe në duelet gjysmëfinale dhe përplasjet e tyre të mundshme.

Kështu fituesja e ciftit Manchester City vs Dortmund do të gjejë në gjysmëfinale fituesin e ciftit Bayern vs PSG.

Ndërsa fituesi që del nga cifti Liverpool-Real Madrid do të ndeshjet me fituesin e ciftit Porto-Chelsea, raporton Ora News.

Çerekfinalet
Ndeshjet e para: 6/7 Prill
Ndeshjet e dyta: 13/14 Prill

Gjysmëfinalet
Ndeshjet e para: 27/28 Prill
Ndeshjet e dyta: 4/5 Maj

Finale
Atatürk Olympic Stadium, Stamboll: 29 Maj

Çerekfinalet e Champions League

Pas shortit të Champions League, në Nyon të Zvicrës është hedhur edhe ai i Europa League.

Short i lehtë për dy anglezet, Manchester United dhe Arsenal që gjejnë përballë Granadan dhe Slavian e Pragës. Ndërsa spikat dueli mes Ajaxit dhe Romës.

Çerekfinalet e Europa League

ÇEREKFINALET

Ndeshjet e para: 8 Prill
Ndeshjet e dyta: 15 Prill

GJYSMËFINALET

Ndeshjet e para: 29 Prill
Ndeshjet e kthimit: 6 Maj

FINALJA

E mërkurë, 26 maj (Gdańsk Arena, Poloni)