Kosova sukses edhe në ski, 17-vjeçarja Kiana Kryeziu medalje argjendi në Mal të Zi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Mars 2021, 19:42
Kiana Kryeziu hyn në historinë e sportit të Kosovës.
Ajo është bërë skiatorja e parë që fiton medalje në një garë ndërkombëtare.
Kryeziu fitoi medaljen e argjendtë në disiplinën e sllallomit në garën e mbajtur sot në Kollashin të Malit të Zi.
Ajo përfundoi me kohën 2:12.46 minuta, ndërsa pjesëmarrës në garë ishin 18 garuese, ndërsa 12 prej tyre nuk e përfunduan njërin nga dy lëshimet.
17-vjeçarja është zgjedhur këtë vit nga KOK-u si pjesë e listës prej 24 bursistëve “Shpresa Olimpike 2021”, që do të marrin bursa mujore nga gjatë vitit 2021.