"Vrasësit debatuan me Çekiçin", shoferi flet para policisë: Na prenë rrugën, autorët me kapuçë dhe shallë

Nga plumbat e zbrazura drejt makinës së Edmond Koçit, i njohur në Durrës si Mond Çekiçi, fatmirësisht ka shpëtuar drejtuesi i mjetit.

Sapo ka parë autorët të afrohen dhe i kanë prerë rrugën, shoferi i të akuzuarit si anëtar i bandës së Durrësit është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, për tu shoqëruar më pas në polici.

Në dëshminë e parë të dhënë ai ka deklaruar se është larguar përmes një rrugice, por shton se nuk ka mundur të shikojë autorët.

“Nuk i kam parë, nuk i njoh kush ishin. Unë kisha pak kohë shofer i Mondit. Në mëngjes pranë shtëpisë së babait të Mondit na preu rrugën një makinë e zezë “Benz”. Ata ishin  të maskuar me kapuça dhe shall.Unë dola menjëherë nga makina dhe ika me vrap tek rrugica ngjitur që është aty ku kishim ndaluar. Po të kisha qëndruar do më kishin vrarë edhe mua. Unë nuk di kush ka patur konflikt me Mondin” është shprehur ai.

Burimet nga policia kanë bërë të ditur se drejtuesi i mjetit nuk është person me precedent penal.

Ndërsa në marrjen në pyetje të dëshmimtarëve të tjerë mësohet se menjëherë sapo i është prerë rruga Edmond Kuçi ka hapur derën dhe ka debatuar me ekzekutorët.

Një prej tyre dyshohet se ka qëlluar me armë duke e lënë të vrarë.

Menjëherë pas ngjarjes mësohet se janë mbi 20 të shoqëruar.

Ndërsa një banore e lagjes thotë se ka dëgjuar vetëm të shtënat por nuk ka parë gjë.

"Vetëm krisma dëgjuam, nuk pamë gjë. Krismë e madhe ishte. Ai ka një shtesë këtu, mban pula. Shtëpinë e ka në pallatin tjetër matanë. Ka dy fëmijë."

Lexo edhe-Atentat në Durrës/ Vritet në makinë “Mond Çekiçi”, në Sukth gjendet makinë e djegur