Gjendet makina e djegur dhe kallashnikovi me të cilin u vra "Mond Çekiçi", plumbat bëjnë "shoshë" makinën ML

Edmond Koçi, anëtar i bandës së Durrësit, i njohur si “Mond Çekiçi” është vrarë ditën e sotme me armë zjarri.

Ai është vrarë në makinë e tij mëngjesin e sotëm ora 08:40 i ulur në vendin e pasagjerit.

Personat e maskuar kanë qëlluar drejt makinës duke e lënë të vdekur 40-vjeçarin.

Mësohet se ai udhëtonte gjithmonë i shoqëruar me një person, për shkak të frikës së ndonjë hakmarrjeje të mundshme.

Makinës ku udhëtonte Koçi i ka prerë rrugën një tjetër makinë dhe më pas një person ka shtënë mbi makinën ku ai udhëtonte.

Mbi 10 shenja të plumbave janë në xhamin e krahut të makinës dhe mbi 3 plumba në xhamin e përparmë.

Ndërkohë në makinën e djegur në zonën e Sukthit është zbuluar edhe arma e krimit tip Kallashnikov.

Lexo edhe: Atentat në Durrës/ Vritet në makinë “Mond Çekiçi”, në Sukth gjendet makinë e djegur

Përpos makinës, njëri nga plumbat ka kapur edhe një shtyllë elektrike anash rrugësh, si dhe një qepen.

Policia ka marrë makinën e Koçit tip ML, ndërkohë që në asfalt dallohen xhama të thyer dhe shenja gjaku.

Ndërkohë, në Sukth është gjetur  duke u djegur një mjet tip “Benz”,  me targa të vjedhura, që dyshohet se është përdorur nga autorët.

“Mond Çekiçi” konsiderohej nga policia e Durrësit si person me rrezikshmëri, si një person pjesë e bandës së Durrësit.