Basha pritet me brohoritje nga mbështetësit në Berat: 25 prilli dita e ndryshimit
Ndalesa e radhës e kryetarit të demorkateve Lulzim Basha, ishte Berati.
Tashmë e kthyer ne traditë, mbështetësit me flamuj në duar e priten me entuziazëm.
Kreu i Demokrateve, nuk i fshehu emocionet ndërsa tha se 25 prilli do të jetë dita e ndryshimit.
"Shqipëria kërkon ndryshim, në rrugëtimin tim nga jugu në veri po takoj shqiptarë të cilët duan ndryshim dhe ne së bashku jemi shpresa dhe forca që do ta bëjmë këtë ndryshim të mundur dhe më 25 prill fiton Shqipëria," tha ai.
Luzim Basha u takua me qytetarë dhe biznese në Berat, ku dëgjoi problemet e tyre dhe i njohu me premtimet e tij për nesër ne qeveri.
"Gjëja e parë do të kthejmë qeverisjen dhe pushtetin vendor në funksion të njerëzve sepse vitet e fundit është bërë gjithçka për në grusht politikanësh," tha Basha.
Lideri i opozitës, vizitoi dhe një plantacion ulliri në fshatin Bilç. Fitim Zaimi, pronari i plantacionit, në bisedën që pati me Bashën u shpreh se aktivitetin e ka hapur në vitin 2010 me mbështetjen e AZHBR-së në atë kohë dhe që sot po përballet me shumë problematika.
"Kemi pasur mungesë në fuqinë punëtore, sepse largimi nga vendi krijon mungesën e fuqisë punëtore. Unë mbaj 7-8 punëtorë, por këtë vit s'kishte njerëz për të vlejë ullinj," tha Zaimi.
Pasi u njoh me problematikat, Basha u shpreh se fermerët janë shtresë që është lënë më shumë në harresë këto 8 vite. Ai u zotua se me ndryshimin që do vij në 25 prill, qeveria e ardhshme do të subvencionojë çdo vit fermerët me 100 milion euro në bazë të prodhimit.