Vrasja e dy shokëve në Durrës: Atentati ndaj Mond Çekiçit aty ku u vra dhe Ilir Kuçi
Atentati i ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune, 20 mars 2021, ku shënjestër ishtë Edmond Koçi i njohur në Durrës si Mond Çekiçi , ndodhi pikërisht në vendin ku rreth 2 muaj më parë u ekzekutua miku i tij i ngushtë Edmond Bregu i njohur edhe me emrin Ilir Kuçi.
38 vjeçari Ilir Kuçi me 24 janar 2021 rreth orës 17:40 në afërsi të lokalit të tij në lagjën 16 pranë drjetorisë arsimorë Durrës u qëllua më 2 plumba.
Por pavarësisht ditëve që kanë kaluar policia ende nuk ka asnjë emër si të dyshuar për këtë ngjarje.
38 vjeçari Kuçi sipas grupit hetimor dyshohet se është i përfshirë edhe në trafikun e lëndëve narkotike në disa shtete të Evropës si Holandë e Belgjike dhe nisur nga kjo dyshohet se kishte ndryshuar dhe identitetin.
Policia dyshon se vrasja e Edmond Koçit mengjesin e kësaj të shtune lidhet me ekzekutimin e mikut të tij të fëmijërisë, nisur edhe nga vëndi ku ndodhi ngjarja, por edhe nga dinamika e saj.
Lexo me shume: Vrasja me kallashnikov në Durrës, dyshohet për prishje të pazareve të drogës
Shënjestra e atentatit të 20 marsit ishte pjesëtar i Bandës së Durrësit. Po ashtu ai ishte i skeduar më parë dhe si pistë policia ka ngritur atë të prishjes së pazarëve të drogës.
Në polici është shoqëruar shoferi i automjetit tip Benz ML në të cilën lëvizte Mond Cekici pasi dyshohet se ai ka parë të gjithë skenën e krimit dhe mund të identifikojë autorët.