Covid-19 prek burgun e Vlorës, 14 të infektuar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Mars 2021, 10:02
Covid-19 ka prekur edhe personat në paraburgim në qytetin e Vlorës.
Gjatë tre ditëve të fundit në këtë institucion janë marr 40 tamponë të cilët janë dërguar për analizim.
14 persona të cilët vuajnë dënimin në paraburgimin e Vlorës kanë rezultuar pozitivë.
Burime për Ora News bëjnë me dije se personat e infektuar janë dërguar në burgun e Shën Kollit për të marrë ndihmën mjekësore.
Të burgosurit janë dërguar me forca të shumta sigurie në burgun e Shën Kollit.
Pritet marrja e tamponëve të tjerë në paraburgim për të parë nëse shifrat do të vijojnë pozitive.