Tiranë, gjendet trupi i pajetë i një 30-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Mars 2021, 10:48
Një 30-vjeçar është gjendur i pajetë ditën e djeshme në rrugën “Benjamin Kruta” në kryeqytet.
Sipas policisë viktima nuk ka shenja dhunë dhe dyshohet se ka vdekur për shkaqe natyrale.
"Më datë 19.03.2021, në rrugën “Benjamin Kruta”, në rrugë, është gjetur pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 30 vjeç, në pamje të parë nuk ka shenja dhune sipërfaqësore. Pritet akti i ekspertimit të mjeko ligjorit për të përcaktuar shkakun e vdekjes, ku paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale, si dhe po punohet për saktësimin e gjeneraliteteve."
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.