Gjenerali humb jetën nga Covid, Kim: Thellësisht e dëshpëruar, pata nderin ta njoh
Ambasadorja amerikane Yuri Kim me anë të një postimi në Twitter ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të gjeneralit Ndriçim Sallaku.
Ajo shprehet e tronditur për vdekjen e parakohshme të gjeneralit.
"Jam thellësisht e dëshpëruar dhe e tronditur nga vdekja e gjeneralit Ndriçim Sallaku. Unë dhe shumë amerikanë të tjerë patëm nderin ta njihnim dhe të punonim me të për të forcuar partneritetin mes Shqipërisë dhe Amerikës. Ai iku shumë shpejt. Ne shprehim ngushëllimet tona familjes së tij. Pusho i qetë në paqe."
Gjenerali Ndriçim Sallaku nuk mundi ta fitonte betejën me covid dhe ndërroi jetë ditën e sotme.
I am deeply saddened & shocked by the death of General Ndriçim Sallaku. I & many other Americans had the honor of knowing this patriot & working with him to strengthen ???? partnership. He was taken too early. We extend our deepest condolences to his family. May he rest in peace. pic.twitter.com/AEZN06WvKP
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) March 20, 2021