Pogradec, shoferi harron të ngrejë frenat, përfundon me makinën në kanal
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Mars 2021, 12:48
Një mjet del nga rruga dhe përfundon në kanal në Pogradec ditën e sotme.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Proptisht.
Fatmirësisht deri më tani nuk ka të lënduar në njerëz.
Drejtuesi i mjetit e ka lënë në dishezë dhe ka harruar të ngrejë frenat e dorës për pasojë mjeti ka lëvizur dhe përfundoi në kanal.
Në ndihmë të tij kanë shkuar banorët e zonës.

