Vrasje pa dashje? Babai publikon videon ku autori merr armën i qëllon të birit drejt e në kokë në Deçan
Agonis Tetaj mbeturi i vdekur në një supermarket në qytetin e Deçanit të Kosovës, pasi djali i pronarit të kompanisë Gogaj-ag, ku punonte e qëlloi me armë zjarri.
29 vjeçari humbi jetën në vend në vitin 2018, ndërkohë që proceset gjyqësore vijojnë të zgjaten ende pas gjithë këtyre viteve.
Ditën e djeshme (17 mars) gjykata vendosi rikualifikim të veprës së autorit Shaban Gogaj, nga “Vrasje e rëndë” në “Vrasje nga pakujdesia”.
Familjarët e viktimës kanë reaguar ashpër ndaj këtij vendimi, duke i dërguar një letër publike kryeprokurorit të shtetit dhe ambasadorëve të SHBA, Britanisë dhe Gjermanisë në Prishtinë.
Babai i 29 vjeçarit, Isuf Tetaj ka hedhur akuza ndaj prokurorit të çështjes, Agron Uka se ky i fundit po manipulon rastin. Në letrën e tij publike Isuf Tetaj ka bashkëngjitur edhe aktakuzën e Prokurorisë Themelore të Pejës ndaj të akuzuarit Shaban Gogaj.
Me anë të kësaj letre, kërkon përjashtimin e prokurorit Agron Uka nga ky rast si dhe të vendoset gjykim tjetër lidhur me vrasjen e djalit të tij. Ai ka bërë publike edhe videon e rëndë, ku shihet momenti i qëllimit për vdekje drejt Agonis Tetaj.