"Faleminderit për zemrën e gjerë e gjakun e dhënë", Cakaj siguron plazmën e nevojshme për të atin me Covid

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka njoftuar se ka siguruar sasinë e nevojshme të plazmës së gjakut për babain e infektuar nga Covid, pas thirrjes së tij për ndihmë në rrjetet sociale.

Lexo edhe: Babai i prekur me Covid-19, Gent Cakaj apel urgjent për ndihmë

Cakaj me anë të një apeli në Facebook kërkoi ndihmën e qytetarëve për të siguruar plazmën e nevojshme për Shkëlzen Cakaj, i prekur me COVID-19.

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, falenderon të gjithë qytetarët për gatishmërinë për ta ndihmuar.

“Me anë të këtyre fjalëve, ju njoftoj se tashmë kemi siguruar plazmën e nevojshme të gjakut, por asnjëherë nuk do të mund t'ua shpreh mjaftueshëm mirënjohjen e falënderimin për çdo fjalë të mirë, zemrën e gjerë e gjakun e dhënë! Ju mbetem mirënjohës të gjithëve përjetë! Faleminderit! Faleminderit! Faleminderit! Zoti ju ruajt! Sinqerisht, Genti”, shkruan Cakaj.