FOTO/ Basha bëhet "gjirokastrit", me jelek popullor në qytetin e gurtë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha vijon vizitën e tij në qytetin e Gjirokastrës ku po shpalos programin e tij qeverisës.

Por një gjë ka tërhequr vëmendjen: look-u i liderit të opozitës.

Gjatë daljeve të tij publike, Basha është parë teksa mbante veshur një jelek, pjesë e veshjeve tradicionale të zonës.