Basha: 94% e të rinjve që studiojnë jashtë nuk dëshirojnë të kthehen Shqipëri

Kreu i Partisë Demokratike e ka nisur edhe ditën e sotme duke renditur një dështim të qeverisë Rama në 8 vite, sipas tij.

Kryedemokrati thotë se 94% e të rinjve që studiojnë jashtë nuk duan të kthehen në Shqipëri.

Lexo edhe: Basha: Shqipëria vendi me pagën më të ulët në Europë

"Cila është përqindja e të rinjve që studiojnë jashtë dhe që nuk dëshirojnë të kthehen në Shqipëri?"

"Përgjigjja 94%. Rrjedha e trurit përbën një shqetësim madhor, pasi vendit i pakësohet forca më vitale e shoqërisë dhe ekonomisë," ka shkruar Basha në Instyastory.