"King, vajzat ruaji nga Saliu dhe Likja", Meta: Kur rekomandimet vijnë nga Rama, më shumë se qesharake

Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me deklaratën e një dite më parë të kryeministrit Rama, i cili i tha Bashës që të ruajë vajzat nga Meta dhe Berisha pasi ai e akuzoi për përplasje me gazetaret.

Në një prononcim për mediat, Meta tha se deri me sot nuk ka prekur me dorë gazetare siç ka bërë Rama.

Lexo edhe- “Mendoni sikur të ishte vajza juaj”, Rama i përgjigjet Bashës: Ti king, vajzat ruaji nga Saliu dhe Likja

Presidenti tha se gjithmonë ka vend për përmirësim të sjelljes në raport me gratë dhe vajzat por kur sugjerimi vjen nga Rama atëherë e gjithë situata bëhet qesharake.

Meta: Nuk është ankuar ndonjë gazetare për prekjen me dorë nga Ilir Meta. Përkundrazi ju e dini sa i durueshëm dhe i respektueshëm kam qenë me të gjitha ju. Ju e dini kush bën presione ndaj gazetarëve dhe gazetareve të cilët bëjnë pyetje që nuk kanë kaluar nga zyra e propagandës përballë më përpara. Mund të kemi vend për përmirësime në sjelljen  me gratë, vajzat, nënat dhe do të bëjmë më të mirën në këtë drejtim, por kur rekomandime të tilla vijnë nga një person që dihet si është sjellë me to është më shumë se qesharake dhe përpjekje për të spostuar vëmendjen nga plani i vërtetë që është ai për të vënë dorë përsëri për zgjedhjet.