Rama akuza Bashës për dhunën në Elbasan: Shfaqesh si provokator dhe pastaj bën viktimën me montazhe skuthash
Kryeministri Rama ka komentuar nga Fieri përplasjen mes militaëntëve të PD-PS në Elbasan Ditën e Verës, duke e akuzuar Bashën si provokator që bën rolin e viktimës.
Lexo edhe: “Luftë” politike për Ditën e Verës në Elbasan, grushta dhe fyerje mes militantëve të PS-PD
Rama tha se PD me montazhe prej skuthash dha idenë e gabuar të asaj çfarë ndodhi në të vërtetë dhe se sipas tij nuk kishte as një lidhje as me të dhe as PS.
Basha dhe Partia Demokratike kanë akuzuar Ramën se provokoi dhe dhunoi qytetarët e Elbasanit me eksponentë të krimit që e shoqëronin, duke pretenduar se ishin edhe të armatosur.
Rama: Grumbullohu me flamuj deri në festë popullore si ajo në Elbasan, bër ulërimën, krijo kot ndotje akustike në mes të qytetit, madje në mes të një feste dhe pastaj bëj dhe viktimën sikur u sulmove ndërkohë që qëndron aty si një provokator i njerëzve pa dallim dhe me montazhe skuthash krijon komplet idera të gabuara mbi atë që në fakt ka ndodhur dhe nuk kishte asnjë lidhje as me mua, as me ne që ishim aty por ishte thjesht dhe vetëm rezultatit i mungesës së plotë të përgjegjshmërisë. Provokime, acarime, tensionime krejt të panevojshme, krejt të padobishme, krejt të pavend në këtë kohë kur sigurisht ne të gjithë, edhe ne patjetër do të bëjmë të gjithë ato që duhet të bëjmë për të fituar kërtë ndeshje por nuk do të harrojmë asnjë moment që ndërkohë është një ndeshje shumë e madhe dhe rendësishme, që është ndeshja për jetën, ndeshja për të fituar një luftë dhe për të dalë nga një tunel ku po shohim dritë më në fund.
Lexo edhe- Bardhi: Ja “të fortët” e Ramës që prishën festën në Elbasan