Rama kritikon Bashën: Grumbullon njerëz duke ngritur gishtat mbi makina
Sot ka nisur vaksinimi i mësuesve në qytetin e Fierit.
Kryeministri Rama ka qenë i pranishëm për ta ndjekur procesin nga afër dhe mes të tjerash ka kritikuar edhe kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha për grumbullimet.
“Gjëja që duhet thënë të gjithëve është se ky është një proces që duhet të shkojë paralel me kujdesin. Është fatkeqësi e madhe që për shkaqe politike dhe interesa partiake dikush jep shembullin më të gabuar duke grumbulluar njerëz dhe ngritur gishtat mbi makina. Është shumë e rëndësishme që njerëzit të kuptojnë vetë që kjo është luftë për shëndetin, është një luftë për jetën, është një luftë realisht për jetë a vdekje. Të gjithë duhet të bëjnë kujdes dhe të largohen nga situata absurde e atyre që krijojnë injorancë.
Fushata, zgjedhjet, vendet në Kuvend, karriget janë të gjitha pesë me hiç përpara kësaj sfide dhe këtij objektivi. Ne do vazhdojmë intensivisht vaksinimin dhe të bëjmë kujdes. Turpi u mbetet atyre që e kanë”, tha Rama.