Tjetër humbje në radhët e bluzave të bardha, Covid i merr jetën infermieres

Covid 19 i ka marrë jetën infermieres Nurie Bace, 59 vjeç.

Lajmi është bërë me dije nga Urdhri i Infermierëve të Shqipërisë. Në njoftim thuhet se Bace shërbente si infermiere në qytetin e Lushnjes.

"Një tjetër infermier u largua nga armata e UISH

Me hidhërim njoftojmë ndarjen nga jeta të infermieres nga Lushnja , Zj.Nurie Bace , 59 vjeç, e prekur nga covid-19.

Dashuria për profesionin , shërbimi me profesionalizëm, virtyte që e shoqëruan në cdo çast të punës së saj me pacientet

Në emër të Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë iu shprehim ngushëllime të sinqerta familjarëve dhe kolegëve ."

Një tjetër infermier u largua nga armata e UISH
Me hidhërim njoftojmë ndarjen nga jeta të infermieres nga Lushnja ,...

Posted by Urdhri i Infermierit të Shqipërisë on E mërkurë, 17 Mars 2021