Ulen rastet e reja, rriten vdekjet/ 17 viktima nga Covid-19 në 24 orët e fundit
Ministria e Shëndetësisë publikon raportin e 24 orëve të fundit lidhur me pandeminë Covid-19 në vendit tonë.
Sipas ministrisë, nga 3005 testime të kryera 475 qytetarë kanë rezultuar pozitivë, ndërsa kanë humbur jetën 17 të tjerë.
Një ditë më parë, u njoftua për 15 fatalitete.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
183 raste në Tiranë, 46 në Shkodër, 25 në Korçë, 24 në Mirditë, 19 në Fier, nga 18 raste në Elbasan, Berat, nga 16 raste në Kukës, Berat, 15 në Durrës, 11 në Vlorë, 8 në Tepelenë, 7 në Kavajë, 6 në Librazhd, nga 5 raste në Lezhë, Mallakastër, nga 4 raste në Kamëz, Sarandë, Bulqizë, nga 3 raste në Krujë, Devoll, Lushnje, Përmet, Gramsh, Skrapar, nga 2 raste në Has, Rrogozhinë, Delvinë, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Peqin, Kuçovë, Cerrik, Libohovë, nga 1 rast në Kurbin, Dibër, Prrenjas, Kolonjë, Poliçan.
VIKTIMAT
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 17 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Tirana, 4 qytetarë nga Vlora, 2 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Elbasani, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Puka, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Lezha, të moshave 54- 86 vjeç.
SITUATA NË SPITALE
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 445 pacientë, 31 në terapi intensive, nga të cilët 17 pacientë janë të intubuar.
SHËRIME
Në 24 orët e fundit janë shëruar 749 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 81,810 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (16 Mars 2021)
Raste të reja ditore 475
Të shëruar në 24 orë 749
Të shtruar në spitale 445
Humbje jete në 24 orë 17
Testime ditore 3005
Testime totale 517,081
Raste pozitive 118,492
Raste të shëruara 81,810
Raste Aktive 34,605
Humbje jete 2077
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 23202
Fier 2566
Durrës 1618
Vlorë 1554
Shkodër 1295
Gjirokastër 1223
Korçë 846
Lezhë 734
Elbasan 545
Berat 357
Dibër 350
Kukës 315