Video-mesazh nga Kalaja e Rozafës, Basha: Jemi kockë e fortë, më 25 Prill fitojmë
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, gjatë vizitës së tij në Shkodër, është ndalur edhe në Kalanë e Rozafës, nga ku edhe ka shpërndarë mesazhin e rradhës për qytetarët shqiptarë.
“Ju përshëndes nga Kalaja e Rozafës. Rreth meje ndodhet panorama e Shkodrës, kësaj perle që rrethohet nga tre lumenj. Shkodrës, pranë liqenit më të madh të Ballkanit, vetëm pak milje nga bregu i detit dhe Velipoja.
Shkodra e bekuar nga bujaria e Zotit. Shkodrës nuk i mungon asgjë nga Zoti dhe njerëzit. Shkodra do i paraprijë ndryshimit që mezi e presin të gjithë shqiptarët. Do të punojmë për të gjithë njerëzit dhe jo një grusht njerëzish.
Shkodra nuk mund të mbetet peng i Edi Ramës, do ta largojmë me votë për të nisur ndryshimin e madh. Jemi kockë e fortë dhe së bashku do të fitojmë në 25 prill".
Lexo edhe: Shkodra i uron mirëseardhjen, Basha: Nga këtu nis ndryshimi