Rrumbullaku: Karta e studentit nuk është magjike, ofron shërbime edhe në BE
Në një intervistë në RTV Ora, zv. Ministri i Arsimit Olti Rrumbullaku u shpreh se karta e studentit është një shërbim që jepet kudo në botë dhe është një kontribut shumë i mirë i bashkisë Kliko për të parë intervistën e plotë në youtube
Rrumbullakut iu përgjigj edhe kritikave lidhur me kartën, duke thënë se karta të jep identitetin si student dhe se me të mund të merren shërbime edhe në BE.
Rrumbullaku: Karta e studentit është një shërbim që jepet kudo në botë dhe është një kontribut shumë i mirë i bashkisë që ka shpërndarë mbi 50 mijë kartash. Karta nuk është magjike, por ofron shërbime që kjo shoqëri apo ky sistem që kemi kërkon të filtrojë përmes studentëve. Nëse një kompani kërkon që të japë shërbime të specifikuar për studentët, ajo ka mundësi që t'i orientojë përmes kartës së studentit.
Patjetër që ka shumë situata dhe shërbime që jepen me çmime të ulta, nuk mund të themi se qëndron kritika që karta nuk bën çdo gjë, por karta të jep identitetin si student dhe të jep një numër të konsiderueshëm shërbime. Në muajt e fundit kjo kartë është bërë pjesë e një sistemi evropian. Tani për shkak të pandemisë nuk mund të ketë lëvizje, por karta, përmes një sistemi evropian u ofron edhe studentëve tanë që të marrin shërbime të ndryshme në BE.