Marku i përgjigjet Ramës: Po shfryn bulçitë e tij nga çmenduria, duroni deri në 25 prill!

Pas deklaratave dhe etiketimeve të kryeministrit Rama, ka reaguar edhe kandidati demokrat, Mark Marku.

Marku ditën e sotme tha se Rama ka marrë rrugët e Shqipërisë dhe po shan, shfryn bulçitë e tij të çakërdisur nga çmenduria këdo që i shkon ndërmend.

Sipas Markut deri në 25 prill, kryeministri do të largohet prej jetës së qytetarëve dhe ekraneve të televizioneve.

Marku: Edi Rama ka marrë përsipër të përgojojë gjithë ditën deputetët e opozitës, mes të cilëve edhe mua. Në fushatën e para katër viteve kishte si alternativë tepsinë e timonin dhe, e pamë se ku e katandisi Shqipërinë.  Këtë radhë ka marrë rrugët e Shqipërisë dhe po shan, shfryn bulçitë e tij të çakërdisur nga çmenduria dhe frika e humbjes së pushtetit mbarë e mbrapsht, këdo që i shkon ndërmend. Mos ju përgjigjni!

Duroni deri me 25 Prill, ditën kur ky dështak, më i madhi dështak i kryeministrave shqiptarë të shporret prej jetës sonë, prej ekraneve. Nuk kemi kohë për të humbur me të. Paraqesim alternativën tonë për shërimin e plagëve, për ndryshimin e Shqipërisë. Asnjë shqetësim për ato që thotë një kryeministër, i cili i bën të ndjehen me turp edhe pijanecët me gojështhurur të mejhaneve të skutave periferike.