Tender 1.4 mln $ pa garë, kandidati i PS Benet Beci bën qokat e fundit para zgjedhjeve të 25 Prillit
Benet Beci, drejtori i Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare duket se po bën qokat e fundit para se të marrë mandatin e deputetit. Kliko Videon e kronikes
Përmes një tenderi me procedurë të hapur, KESH ka prokuruar furnizim instalim ekskavator special dhe greifer hidraulik.
Vlera limit, sipas dokumenteve zyrtare është rreth 1.45 milion dollarë.
Por i rendituri i treti në listën e kandidatëve të Partisë Socialiste në Shkodër ka shpallur fituesin pa garë.
Sipas agjencisë së prokurimeve publike, ofertës i janë përgjigjur 4 subjekte.
Tre prej tyre janë skualifikuar për shkak të kritereve ose kapaciteteve teknike. Madje rezulton se dy prej tyre kanë paraqitur ofertë më të ulët se kompania e mbetur në garë e cila pas skualifikimit të konkurrentëve ka mbetur e vetme dhe si pasojë dhe fituese.
Por ky nuk është rasti i vetëm.
Vetëm në buletinin e kësaj të marte janë të paktën dhe dy procedura të tjera pa garë.
Tashmë duhet të jetë Kontrolli i Lartë i Shtetit por edhe SPAK që duhet të verifikojnë dhe hetojnë këto prokurime.
Në fakt mungesa e transparencës në prokurime është ngritur si shqetësim dhe nga investitorët e huaj.